Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani kanë ardhur edhe nga socialistët. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur sot ngushëllimet për familjarët.
“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
Një mesazh ngushëllimi e ka pasur edhe ministrja e Shtetit për MArrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu”, shkruan Spiropali.
Lajmi kryesor:
REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën
B.K./ReportTv.al