Notari 24-vjeçar, Klavio Meça

Ndarja nga jeta e notarit 24-vjeçar, ambasadorja shqiptare në SHBA: Të njohëm për pak ditë, por të kujtojmë gjatë për entuziazmin që solle

28 Dhjetor 2020, 11:53| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 11:58

  • Share

Për ndarjen nga jeta të notarit 24-vjeçar, Klavio Meça, ambasadorja shqiptare në SHBA i ka kushtuar një mesazh prekës.

Ajo ka zgjedhur ta kujtojë sportistin shqiptar përmes një video të vetë Klavios i cili citon disa nga vargjet e veprës së Naim Frashërit, ‘Fjalët e Qiririt’.

Klavio ndërroi jetë ditën e djeshme i cili dyshohet se pësoi një arrest kardiak. Lajmin e bërë të ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në rrjete sociale, duke e quajtur një bombë ndarjen nga jeta të sportistit.

I riu ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

Postimi i plotë i ambasadores shqiptare në SHBA:

Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon. “The very smart, sweet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti por tashmë për një arësye me shumë, kujtimin e paharruar të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios.  Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë. I përjetshëm kujtimi tij!

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra loce: 29/12/2020 14:05

    ngushellime familjes per humbjen ketij kampion te madh te notit shqipetar

    Përgjigju
  • emir gjata: 29/12/2020 10:04

    Nje Kupe me emrin e tij do ta nderonte ne perjetesi. U Prefsh ne Paqe kampio

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?