Politikë

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Arjan Dodaj: U largua në një vit jubilar! E donte vendin tonë, më shprehu dëshirën për t'u rikthyer në Shqipëri (VIDEO)

21 Prill, 16:00| Përditesimi: 21 Prill, 17:18

  • Share

Imzot Arjan Dodaj ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një videomesazhi, imzot Arjan Dodaj e cilësoi papën si një njeri që i dha zë atyre situatave që nuk kishin zë.

Ai u shpreh se Papa Françesku, kishte edhe një dashuri të madhe për Shqipërinë, pasi kishte shprehur dëshirën për ta vizituar sërish Shqipërinë. 

‘Sot në mëngjes Papa Françesku është kthyer në shtëpinë e atit, ky lajm na ka bërë me trishtim secilin prej nesh sepse ka qenë i vetmi zë që përcillte forcën e ngushëllimit hyjnor, e akoma më thellë na ka prekur neve. Zoti ka dashur që ta thërras atë në një vit jubilar, në vitin jubilar të shpresës. Papa ka qenë shtegtar shprese në zemrat e njerëzve më të mënjanuar dhe më të shtypur, ai është sot shtegtar në shtëpinë e atit. Të nxitur nga shpresa dhe dashuria e tij duam që edhe në të bashkohemi në lutje.

I jemi mirënjohës zotit për këtë papë që ka qenë papa që ju dha zë atyre situatave që nuk kishin zë. Ai e deshi vendin tonë, duke ardhur këtu në sheshin Nën Tereza dhe duke thënë se historia e këtij kombi kishte shënjuar shumë. Sa herë edhe mua më ka thënë që dua që të rikthehem në Shqipëri. Ai deshi martirët tanë dhe Nënë Terezën dhe do të mbetet gjithmonë me vështrimin e tij të ëmbël atënor dhe me forcën e tij shpirtërore udhërrëfyesi i njerëzimit, në një botë që ka nevojë që të zbulojë dashurin e zotit. Ne do të mblidhemi në katedralen e Tiranës në orën 18 për t’u lutur për shpirtin e tij. Pushoft në paqe’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta Papa Françesku, mesazhet e politikës shqiptare dhe udhëheqësve fetarë


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?