Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut ka përcjellë edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
Teksa kujton takimin me Atin e Shenjtë në Maj të vitit 2022, Spahiu thotë se bota ka humbur një lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve, por gjithashtu edhe Komuniteti mysliman shqiptar humbi një mik.
"Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.", thuhet në mesazhin e Spahiut.
Reagimi i plotë:
Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta e Papa Françesku, mesazhet e politikës shqiptare dhe udhëheqësve fetarë
Xh.D/ReportTv.al
