Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e shtunë, 26 prill 2025, të jetë Ditë Zie Kombëtare në nderim për ndarjen nga jeta të Papa Françeskun.
Ky vendim vjen pas ndarjes nga jeta të Papës ku në shenjë respekti, institucionet publike dhe zyrat shtetërore do të respektojnë shuarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.
SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Komente
