Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Nga Vatikani kanë bërë me dije tashmë arsyen e vdekjes së Françeskut dhe ajo ka qenë një goditje në tru (ishemi) dhe nga mos funksionim i zemrës.
Sipas Vatikanit, Ati ra në koma ditën e sotme në mëngjes herët. Kjo mund të lexohet në certifikatën e vdekjes të nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës së Shtetit të Vatikanit, profesor Andrea Arcangeli, i cili u publikua nga zyra e shtypit e Vatikanit.
Shëndeti i tij ishte përkeqësuar kohët e fundit, pas betejës me pneumoninë e rëndë që e mbajti mbi 1 muaj në spital. Kjo u pa edhe në daljen e tij të fundit përpara besimtarëve, ku edhe pse fizikisht u bë pjesë e ceremonisë për Pashkën ai kishte të pamundur të fliste gjatë.
Lajmërimi i ndarjes nga jeta i Papa Françeskut
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku, Vatikani: Vdiq si pasojë e një goditjeje në tru! Bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë
S.B/ReportTv.al
