Për ndarjen nga jeta të poetit Petrit Ruka ka reguar miku i tij, regjisori dhe publicisti Pëllumb Kulla. Ndërsa e quan këtë një ditë të trishtë, Kulla ka publikuar një poezit të Rukës. Një poet i pazëvendësueshëm, shkruan Kulla, për kineastin e ndjerë.
“Këtë ditë të trishtë, ditën e parë pa Petrit Rukën, dua ta ndriçoj sado pak me këtë poezi të tij, që e shënon “me hua nga populli”. Dhe të gjithë e dijmë si ia pat kthyer huatë popullit, ai poet i pazëvendësueshëm”, shkruan Kulla.
- KAM NJË LËMSH NË ZEMËR
- Kam një lëmsh në zemër,
- E s’di kujt t’i rënkohem,
- T’ju rënkohem maleve,
- Zënë e më largohen,
- Mjegull vënë përpara,
- Sytë më qorrohen…
- T’ju rënkohem grave,
- Gratë zbukurohen,
- Tek vitet e mia,
- Këmbët u pengohen,
- Në prag të mëshirës,
- Zemrat u ngat’rrohen…
- T’ju ankohem këngëve,
- Këngët hidhërohen,
- Sa shtrohen mbi letër,
- Zënë e vjetërohen,
- S’i plakat në dimër,
- Nxijnë dhe sterrohen…
- T’ju rënkohem shokëve,
- Shokët më rrallohen,
- Të gjithë ndrrojnë adresat,
- Në varreza shtohen.
- O ky lëmsh në zemër,
- E di, … që do helmohem…
- T’i ankohem zemrës,
- Lëmshi më zmadhohet,
- Si qebap kafeje,
- Mbi zjarr rrotullohet.
- T’i ankohem vdekjes,
- Veç ajo gëzohet,
- Si vejushë e djegur,
- Zë e më afrohet,
- Me mua të gjorin,
- Vdes që të martohet…
- Kam një lëmsh në zemër,
- Po kujt i besohet?!…
Lajmi kryesor: