Piro Milkani, regjisori i njohur në kinematografinë shqiptare ndërroi jetë një ditë më parë. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv i biri, Eno Milkani i pikëlluar shprehet se i ati thoshte se ishte një njeri i realizuar pasi kishte provuar edhe skenarin edhe aktrimin.
“Piro ka folur me filmat e tij në 60 vjet. E ndjente veten shumë të realizuar, sepse e thoshte e provoi skenari dhe aktrimin. Gjatë kësaj periudhe kishte ulje të rezistencës të organeve jetësore, por nuk e humbiste besimin thoshte do shërohem dhe kështu do të inkurajonim njëri-tjetrin. Në tre ditët e fundit reagonte shumë pak, derisa u shua dje. 'Zonja nga Qyteti' ka qenë një nga filmat e tij të preferuar. Mendonte që edhe të rinjve duhet tu jepet mundësi për të bërë filma, sepse vetëm duke e kultivuar mund ta mbash gjallë kinematografinë", tha Eno Milkani.
Lajmi kryesor:
I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri për Report TV: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin
Xh.K/ReportTv.al
