Erion Veliaj dhe Piro Milkani

Kultura

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, Veliaj: La pas një trashëgimi të çmuar! Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

25 Maj, 10:42| Përditesimi: 25 Maj, 10:45

  • Share

1748162719_erionveliajpiromilkani.jpg

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi nga qelia për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Milkani la pas një trashëgimi të çmuar për kineastët e rinj.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Piro Milkani.

Profesori, regjisori dhe artisti i shquar i dha kaq shumë artit dhe kulturës shqiptare, dhe la pas një trashëgimi të çmuar që do t’u prijë edukimin kineastëve të rinj. Puna dhe pasioni i tij për filmin janë një pasuri kombëtare e patjetërsueshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e këtij personaliteti të rrallë.”, ka shkruar Veliaj.

Postimi i Veliajt


Lajmi kryesor:

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, Gonxhja: Më shumë se sa regjisor, ishte artist shumë dimensional! Veliaj: La pas një trashëgimi të çmuar


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?