Ndarja nga jeta e ‘princit' të polifonisë, Meta mesazh ngushëllimi: Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton shpirti kuq e zi

18 Shkurt 2021, 09:26| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 09:27

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ‘Princit të Polifonisë’, Leftër Çipës.

Meta shkruan se Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

‘Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u nda sot prej nesh.

Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë.

Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!’- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 79-vjeçare 'princi' i polifonisë shqiptare Lefter Çipa   


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?