Politikë

Ndarja nga jeta e Xhuvanit/ Meta: La pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, do kujtohet me respekt

14 Gusht 2019, 16:00| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 16:05

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit, Gjergj Xhuvani. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit vlerëson kontributin e Xhuvanit në kinematografinë shqiptare dhe punën e tij për artin shqiptar.

"Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?