Fundi i vitit 2022 është vetëm disa orë larg dhe ne po i hedhim një vështrim të vogël çifteve që nuk do ta festojnë këtë Vit të Ri së bashku, edhe duhet të pranojmë që këtë vit nuk do të shohim disa nga Postimet e mbushura me dashuri që ata kanë bërë në të kaluarën.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti ka më shumë se dhjetë vjet bashkë dhe kanë dy djem së bashku. Megjithatë, tradhtia e futbollistit ndërkombëtar u bë e ditur dhe njoftimin për ndarjen erdhi qershorin e kaluar.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Çifti u nda pas gati dy vitesh lidhje, me një burim që zbuloi ndarjen përmes People duke thënë: “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Vendimi u nda dhe u mor me dashuri”.
Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Lajmi për ndarjen e tyre ra si rrufe pak kohë më parë. Thashethemet thonë se vendimi i sportistit për t'u rikthyer në aktivitete aktive ishte arsyeja kryesore e divorcit, por çifti që ka 13 vite bashkë dhe kanë dy fëmijë nuk kanë konfirmuar asgjë në njoftimin që kanë bërë përmes Instagramit.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
Ata ishin bashkë prej 4 vitesh (me sa dimë) dhe megjithëse daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin e kaluar ata u ndanë , me thashethemet se fajin e kishte mosha e Camilla Morrone, e cila tani është 25 vjeç.
Jason Momoa dhe Lisa Bonet
Lidhja e tyre dukej e paprekur nga asnjë vështirësi, por pas 16 vitesh jetë së bashku ajo mori fund. Ata njoftuan ndarjen e tyre përmes Instagramit janarin e kaluar, duke shkruar në deklaratën e tyre të përbashkët:
“Të gjithë e kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e kësaj kohe... Një revolucion është duke u zhvilluar dhe familja jonë nuk bën përjashtim... ndjenja dhe rritje nga lëkundjet sizmike. . Pra, ne po ndajmë lajmin familjar se do të marrim rrugë të ndryshme në martesën tonë”.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Menjëherë pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe u shfaqën së bashku në Met Gala , çifti u nda, pasi “oraret e tyre kërkuese nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”, tha një burim për enews.com.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Fotot e saj pa unazë po shtoheshin dhe një burim konfirmoi për PEOPLE se çifti u nda në diskrecionin e modeles. Thashethemet thonë se biznesmeni e ka tradhtuar sërish, ndërsa burime pranë saj thonë se ajo ka në fokus djalin dhe rolin e saj si nënë.
Kendall Jenner dhe Devin Booker
Modelja e njohur mund ta mbajë private jetën e saj personale, por lidhja e saj me Devin Booker u bë e ditur para se të shpallej ndarja e tyre nëntorin e kaluar. “Çifti e përfundoi lidhjen e tyre miqësisht, pa tensione mes tyre ”, tha një burim për US Weekly.
Madonna dhe Ahlamalik Williams
Mbretëresha e popit u nda me partnerin e saj prej shumë kohësh, Ahlamalik Williams, prillin e kaluar pas afro 4 vitesh lidhje. “Ata janë në marrëdhënie të mira dhe nuk mbajnë inat me njëri-tjetrin, por duan gjëra të ndryshme nga jeta ”, tha një burim i afërt me ish-çiftin për British Sun.
Kanye West dhe Julia Fox
Menjëherë pas fotos së tyre të parë së bashku janarin e kaluar, çifti konfirmoi lidhjen e tyre, e cila mori fund rreth 6 muaj më vonë. Aktorja tha në deklaratat e saj pas ndarjes se ishte në lidhje me muzikantin dhe biznesmenin në mënyrë që ai të mos shqetësonte më ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.