Kryeministri Edi Rama ka takuar në jug të vendit dy fitueset e medaljeve të arta në sportin e xhudos në lojërat Olimpike, Tokyo 2020 Nora Gjakovën e Distria Krasniqin. Kreu i qeverisë bën me dije se ka mik pritur dy kampionet e arta olimpike, se bashku me trajnerin e tyre fenomenal Driton Kukën dhe miqtë e tjerë.
‘Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trajnerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë. Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t'i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.’- shkruan kryeministri Rama.
Kujtojmë se ekipi i xhudos i Kosovës u kthye nga Lojërat Olimpike të Tokios me dy medalje ari. Xhudistet Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë dhe Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë fituan medalje ari në Olimpiadën e Tokios.