Skema si vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni/ Burg për iranianin e arrestuar në Tiranë: Ika se më rrezikohej jeta, jetoj me 300 euro në muaj!

12 Tetor 2020, 14:08| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 15:42

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën e sigurisë "arrest në burg" për Bijon Poolandrag, iranianin e arrestuar dy ditë më parë në Tiranë, pasi ndërhynte në sistemet kompjuterike.

Ai akuzohet se ka hapur një llogari "telegram" duke përdorur  numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Me tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për "përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike", "ndërhyrje në të dhënat kompjuterike", "keqperdorim të pajisjeve" dhe "ndërhyrje në sistemet kompjuterike".

Report Tv mëson se gjatë qëndrimit të tij në banesë dhe bisedave të kryera ai u ka thënë se është Bijon, se vinte nga Irani dhe ka ardhur këtu në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Në vendin tonë ai ka treguar se jeton me 300 euro në muaj, të cilat i merr nga një organizatë iraniane. 

Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka dëshmuar ai.

Kallëzuesja i ka thënë shtetasit iranian që ta ndihmonte për një vend pune por ai i është përgjigjur se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. "I thashë Bijan që ta ndihmoja për një vend pune po ai më tha se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. Mirëpo unë si pashë asnjë kompjuter, pasi ai kishte një telefon dhe një tablet", ka thënë kallëzuesja në dëshminë e saj.

Poolandrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Prokuroria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHIK: 12/10/2020 16:48

    shqiperia eshte bere fushe beteje e gjithfare agjentesh qe hyjne e dalin si tu vije per mbare e si i marin misionet. iranianet e cifutete (me Moshad e tyre) jane ne krye te listes. Normal shqiperia eshte han pa porta. Amerikanet prej kohesh e kane bazen e tyre per operacione spiunazhi shqiperine, e duket qe te vetmit qe lexojne gazetat e marin vesh gjerat pasi kane ndodhur e sterndodhur e hamendesohen, jane shqiptaret dhe hajvanet qe kane ne krye te shtetit te tyre. shtet bananeje, po nga ato me droge brenda ama ....

    Përgjigju
    • Boss ene Trim: 12/10/2020 23:07

      Eshte Shteti me I vdek e varros ne bote . Te gjitha instancat dhe drejtorit te korruptume , drogume , antishqipetare , berdello . 140 hajduta dhe 500 prokurore e gjyqtare te korruptuar e degjeneruar . 99% i sakt komenti siper .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?