Foto ilustruese

Tiranë/ Ndërhyri në sistemin "Booking" të një hoteli dhe mashtroi klientët duke iu marrë para, vihet në pranga 42-vjeçari

23 Shkurt, 13:48| Përditesimi: 23 Shkurt, 13:55

  • Share

TIRANË - Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë si pasojë e operacionit “Man in the middle”, pasi mashtronte klientë përmes aplikacionit “Booking”. F.A., banues në Vlorë ka mundur të depërtojë në sistemin “Booking” të një hoteli në Tiranë dhe mori në zotërim të dhënat e klientëve të hotelit. Ai u dërgonte atyre e-mail duke i mashtruar për të përfituar shuma të ndryshme parash.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa për 42-vjeçarin kanë kaluar materialet në Prokurori për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

"Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor “Man in the middle”.

Ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, vihet në pranga 42-vjeçari. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.     

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike,” thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?