Banesa e përfshirë nga flakët

Kronikë

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve shpëton banesën në Tiranë, Veliaj: Janë heronj të vërtetë/ VD

7 Korrik 2018, 20:21| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 22:38

  • Share

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen  skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?