Foto gjatë operacionit të rrallë në zemrën e foshnjes

Ndërhyrja e rrallë e cila zgjati 5 orë, Manastirliu: Fal ekipit të QSUT-së, operacioni në zemrën e foshnjës doli me sukses!

21 Shkurt 2021, 09:30| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 09:34

  • Share

Mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar një ndërhyrje të rrallë në zemër që është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një foshnje vetëm 7 ditësh.

Ajo shkruan se ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë i kanë shpëtuar jetën vogëlushit.

“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/02/2021 00:23

    Ju lumte doktoreve per nderhyrjen qe bene!Nje sqarim i vogel per /BURETON/:Nderhyrja eshte bere ne nje foshnje 7 ditesh qe eshte mbajtur nen verzhgim edhe 20 dite te tjera derisa doli nga rreziku dhe gjendja e tij u permiresua.Kjo behet dhe per te rritur,por qendrimi ne spital varet nga mosha,rrezikshmeria e semundjes dhe kohes qe i duhet sistemit imunitar te ndihmoje se bashku me ilacet,trupin qe te sherohet.

    Përgjigju
  • Anonim: 21/02/2021 18:08

    Bureto cfare ka per te mos u kuptuar , eshte operuar 6 ditesh, dhe pasi ka kaluar dhe emergjencen e inkubatorit po e lexon lajmin tani. Besoj njihen shume thjeshte ne foto Altin Veshti dhe Saimir Kuci

    Përgjigju
  • Tirja Nikut: 21/02/2021 12:23

    Po po

    Përgjigju
  • Bureto: 21/02/2021 12:02

    Kujdes! Femija veç 7 ditsh, por paska qene 20 dite ne terapi intensive?! Sigurisht qe kushdo e kupton se kemi te bejme me nje gabim, por redaktoret nuk duhet te lejojne te tilla, ose kur duhet te bejne korigjimin Eshte çeshtje serioziteti dhe asgje me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?