Kronikë

Ndërhyrja e rrallë në QSUT/ Pacientja rri zgjuar përgjatë operacionit dhe komunikon me mjekët

5 Shtator 2019, 18:06| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 18:09

  • Share

Një ndërhyrje e rrallë në tru ka ndodhur në spitalin e QSUT në kryeqytet ku i është hequr një masë tumorale një pacienteje 50-vjeçare nga Elbasani.  E veçanta e kësaj ndërhyrje është se masa tumorale u largua dhe ndërkohë që kryhej operacioni, pacientja ishte zgjuar dhe komunikonte me ekipin mjekësor.

Ndërhyrja e rrallë u realizua nga ekipi mjekësor i drejtuar nga prof. Mentor Petrela në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore prof. Henry Marsh.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.  Manastirliu priti në një takim profesorin e njohur britanik, i cili asistoi dje ndërhyrjen e pazakontë në QSUT si dhe ka dha disa orë leksion për inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë.

"Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54 vjeçare, u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza” nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, prof. Henry Marsh.Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në QSUT me prof. Henry Marsh. Punë fantastike e ekipit të neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë" shkruan Manastirliu.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?