Një reagim kundër ndërhyrjes së bashkisë së Peqinit në rrugën historike Egnatia ka bërë edhe Qëndresa Qytetare. Organizata kritikon heshtjen e Akademisë së Shkencave si edhe faktin që rruga është lënë në harrresë, duke shtuar se do duhej të ishte një nga atraksionet më të vizituara në Ballkan.
Me ironi, organizata thotë se kjo trashëgimi kulturore është lënë në mëshirë të vizionit të kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi, i cili "i entuziamuar ka njoftuar asfaltimin në dy anët e rrugës".
“Via Egnatia, në mëshirë të asfaltit Rilindjes Urbane dhe heshtja e turpshme e Akademisë Shkencave! Rruga Egnatia nuk është vetëm pjesë e pasurisë kulturore të Shqipërisë por mbarë Evropës dhe Orientit, pasi për shekuj me radhë ka lidhur dy civilizimet. Ky segment rrugor është një pasuri e paçmuar e Shqipërisë, që do duhej të kishte qënë një ndër intenerarët turistik më të vizituar në Ballkan, por menaxhini i saj mesa duket është lënë në mëshirë të vizionit të Bukurosh Maçit Kryetarit të Bashkisë Peqin, i cili i entuziamuar ka njoftuar asfaltimin në dy anët e kësaj rruge, që është gjerdani i trashëgimisë sonë kulturore.”, thekson organizata.
Më tej, organizata kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që të reagojnë dhe të mos qëndrojnë indiferentë ndaj ndërhyrjes në rrugën historike.
“Kjo rrugë që niste në Durrës dhe fundin e kishte në brigjet e Bosforit është një pasuri që do ta lakmonte çdo vend i Evropës, por në këtë vend pasuritë janë kthyer në mallkimin tonë më madh. Qëndresa Qytetare që mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e ka në themel të misionit të saj, dënon heshtjen e turpshme të Akademisë së Shkencave. Qëndresa Qytetare i kërkon Ministrisë Kulturës, historianëve, shoqatave të turizmit, mediave dhe shoqërisë civile të mos qëndrojnë indiferntë përballë këtij zhvillimi dramatik për artin dhe trashëgiminë tonë.”, shton organizata.
Ishte studiuesi Auron Tare që ngriti alarmin dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalonte masakrën siç e cilësoi ai në këtë trashëgimi kulturore. Por kryebashkiaku i Peqinit Bukurosh Maçi refuzoi kritikat dhe pretendoi se asfaltimi i dy anëve të rrugës ishte restaurim në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të Via Egnatia. Për Report TV ai i cilësoi keqdashëse kritikat, duke thënë se përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët.
Reagimi i Qëndresës Qytetare
Komente

Ku ishte kjo Qendresa Qytetare deri sot, pse e la deri sa mbaroi projekti!
PërgjigjuPo si mund te lihen objekte te rendesise boterore ne dore te nje bukuroshi! The nuk ka rendesi i majte i djathte apo i mesem!
PërgjigjuNuk është hedhur asfaltë mbi rrugën,shumë mirë që vizitorët nuk do të bëhen,me baltë dhe të shkojnë me karoca me kuaj.Sipas meje që nëpër dynja kam lëvizur jo pak kam parë kështiellaqë asfalti ju shkon deri te portat,rreth e rrotull Koloseut ka asfaltë,si thoni dhe aty duhej të ishte me kalldrëm e baltë?Çfarë bëni morelërni shtetat të punojnë.
PërgjigjuDuhet te behet me konkurs jo sipas deshires te njerit apo tjetrit.ka njerz qe jan shkolluar dhe kane vizion te qarte
Përgjigju