Ndërhyrje e rrallë në spitalin e Elbasanit/ Dy mjekët operojnë 12 kg 'mish të huaj' nga barku i një pacienteje

3 Nëntor 2019, 09:12| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 19:31

  • Share

Një ndërhyrje e rrallë është bërë në spitalin e Elbasanit. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se mjeku Gjinekolog, Besnik Tollumbi dhe kirurgu Alban Hoxha  edhe pse i dalë në pension ia kanë dalë të kryejnë një ndërhyrje tek një paciente e cila mbante në trup një fibromë e cila peshonte 12 kg.

Kjo ndërhyrje e ndërlikuar dhe e rrezikshme fatmirësisht ka përfunduar me sukses, falë punës së mirë të kryer nga stafi i spitalit të Elbasanit. Ndërhyrja ka zgjatur 4 orë dhe tëmthi kishte 2 gurë si dhe plastikë të kërthizës nga dhjami. Ndërkohë me anë të një statusi në rrjetet sociale kirurgu Besnik Tollumbi ka bërë publike edhe pamjet nga brenda sallës së operacionit teksa punonin me pacienten.

Foto nga operacioni

Komento

Komente

  • Ojky: 05/11/2019 08:11

    Gjinekologu eshte i dale ne pension Besnik Tollumi, kurse kirurgu eshte Alban Hoxha, nje mjek dhe njeri i shkelqyer, i specializuar jashte. Ai eshte ne sherbim te qytetareve pa asnje kusht. Kete gje e kam te provuar. Respekte per mjeket.

    Përgjigju
  • tani: 03/11/2019 13:11

    Ato nuk do te shiteshin ne Shqiperi e jo me ne bote.Ato prodhime ne ditet e sotme nuk kan asnje vlere e rendesi.

    Përgjigju
  • Roza: 03/11/2019 12:14

    I lumte mjekeve qe shpetuan nje jete gruaje. Komentet e tjera se mjeket marrin leke etj.. jane mendje qe e bejne Te bardhen Te zeze. Familja eshte lumturuar qe nena dhe bashkeshortja do sherohet e do kete jete Te gjate. Ju njerezit e mbrapshte qe I kujtoni mjekeve leket, nuk uroni sherimin e gruas por vdekjen e saj. Asnje fjale gezimi per operacionin e sukseshem.

    Përgjigju
    • sapa: 03/11/2019 13:17

      Ne shqiperi jetojne klika kriminele politikane dhe pastaj me rradhe te korruptuarit e tjere si prokurore,gjygjtare,permbarues,notere,police,doganiere dhe sekseret etyre ,dhe lista ska mbarim deri tek njerezit thjeshte si kjo gruaja qe u operua dhe familja e saj.Ti Roza tek cila kategori hyn tek ata qe marrin rrogen prej atyre me siper?

  • sapa: 03/11/2019 11:05

    E shkreta familje do ta kene shitur lopen per te paguar kriminelet me bluza te bardha.Biles deri tek pastrueset duan leke.

    Përgjigju
  • Picasso: 03/11/2019 09:44

    Dr Besniku ok por doktori j dale ne pension per pak paska futur hunden e pambuluar nga maska ne barkun e pacientes ,turp akoma ne 2019 nuk e kuptojne qe nje nga pjeset e organizmit me e kontaminuara eshte hunda ,se pastaj te rrofte qe bere operacionin shkelqyeshem infektohet plaga dhe ke bere nje vrime ne uje,gjithesesi suksese per operacionin ju lumshin duart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?