Ndërhyrje për restaurimin e murales në Kishën e Shna Ndout

31 Tetor, 09:00| Përditesimi: 31 Tetor, 09:18

  • Share

Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë gjatë punimeve të kryera për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.  Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra.

Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të “EU4Culture” gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.  Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV. 

B.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?