Bota

Ndërhyrje ruse në zgjedhje, avokati Giuliani: Prokurorët po tentojnë ti ngrenë kurth presidentit Trump

28 Maj 2018, 17:05| Përditesimi: 28 Maj 2018, 18:36

  • Share

Në prag të hetimeve të presidentit Trump nga prokurorët e SHBA-së dhe FBI, akuza te ashpra vijnë nga avokati i presidentit Trump dhe ish kryebashkiaku i New Yourk-ut, Rudy Giuliani për një kurth të mundshëm gjatë marrjes në pyetje në ditët në vijim.

Akuzat ndaj presidentit Trump është ajo e bashkëpunimit me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016. Gjithashtu, Giuliani do të merret në pyetje edhe për shkarkimin e ish- kreut të FBI, James Comey si dhe përpjekjeve për pengimin e drejtësisë, si dhe shprehet se i frikësohet një akuze për dheshmi të rreme nga presidenti Trump.

Unë jam dakord me pjesën e bashkëpunimit pasi e dimë që nuk pati një të tillë. Me pjesën e pengimit të drejtësisë nuk jam dakord, nuk ndihem komod. Presidenti nuk e ka problem, ai është i pafajshëm. Unë nuk jam komod me këtë pasi është çështje interpretimi dhe jo diçka konkrete, diçka e vërtetë ose jo e vërtetë.

Shkarkimi i shefit të FBI-së James Comey është bërë për të mirën e hetimeve të ndërhyrjes ruse, dhe jo për pengim të drejtësisë.

                   Rudy Giuliani, avokati i presidentit Donald Trump

 

Ndërkohë, FBI është në kulmin e hetimeve për presidentin Trump dhe ndërhyrjes ruse dhe pritet që konkluzionet nëse rezultojnë të vërteta mund të dëmtojnë presidentin Trump.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?