Holloi kolonat e pallatit, tërmeti e shembi dhe u mori jetën 2 personave, arrestohet pas 8 muajsh pronari i lokal 'Barons' në Durrës

26 Korrik 2020, 12:05| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 19:08

  • Share

TIRANE-Artur Terziu, pronari i një lokali në një pallat në Durrës, i shembur për shkak të tërmetit, është arrestuar nga policia. 44-vjeçari prej më shumë se 8 muajsh ishte në kërkim për shkak se kishte bërë ndërhyrje në strukturën e pallatit, duke dobësuar kolonat, ç'ka solli shembjen e tij gjatë tërmetit të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave në Shqipëri, dy prej cilëve për shkak të Arturit.

Në dokumentin e akuzws thuhet se pronari i lokalit Bar Barons, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzuar taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij, ndërkohë që leja për këtë shtesë është dhënë nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. 

Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt. Për pallatin në zonën e quajtur 'Dy gjelat' ka patur 6 kallëzime të mëparshme penale por disa janë pezulluar ndërsa të tjerët nuk kanë shkuar deri në fund.

Më konkretisht Terziu ishte pronar i lokalit 'Barons' në pallatin 6 katësh, ndërsa më herët gjykata e Durrësit kishte vendosur masën 'arrest me burg'. Tani ai do të përballet me akuzën e 'vrasjes në rrethana cilësuese'.

VIDEO/Momentet kur nxirret një nga të mbijetuarit e tërmetit te pallati në Durrës

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 26/07/2020 23:58

    KETE SHKERDHATEN ta varni aty tek pallati qe u rrezua.....

    Përgjigju
  • BENI: 26/07/2020 14:56

    PAK KA SHEMBUR TERMETI NE PLAZH TE DURRESIT ME SHUME DUHEJ TE KISHTE SHEMBUR,,,,KAFSHA VETEM NGA NATYRA MERR VESH,,,ME LLAFE NUK KUPTOJNE KAFSHET QE SHEMTUAN PLAZHIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI...

    Përgjigju
  • qytetari: 26/07/2020 14:42

    Po te kishte shtet as turi e asnje nuk do vuante sot... Gjykata e plepave shkaterroi shqiperine.. Duhet kohe te shkojme ku ishim.. Ta gezoje sali me monen shqiperine

    Përgjigju
  • Pensionisti: 26/07/2020 13:02

    Ilo ke plotesisht te drejte ndoshta dhe drejtori I POLICISE ka pire kafe dhe si ka thene gjysem llafe Per ndertimit pa leje ESHTE NJE LLOJ SI DEKLARATA E DREJTORIT TE POLICISE DURRESIT PER RUAJTJEN E SHTEPIVE TE BRAKTISURA NGA POLICIJA DHE NGA ANA TJETER STIMULOHEN HAJDUTERIT TE VIDHEN SHTEPIAT DREJTORI I POLICISE DURSIT DUHET TE RRAPORTOHET NE SPAK PER MASHTRIM PUBLIK ASNJE HAJDUT SHTEPISH NUK ESHTE ARRESTUAR NE DURRES ME GJITHE DENANCIMET NGA POPULLI KJO TREGON EDHE NJE HERE PA AFTESINE E POLICISE SE DURRESIT PER KAPJEN E HAJDUTERVE TE SHTEPIJAVE KETU KEMI TE BEJME ME POLICI POLITIKE QE NDERSEHEN VETEM PER PROTESTA POLITIKE

    Përgjigju
    • Jabanxhiu: 27/07/2020 08:08

      Eshte bashkia me e korruptuar e kontinenti dhe mbajtese e Guiness-it per 2 dekada. Mjafton te shikoni pedonalen e plazhit tek shkembi i kavajes qe ka devijuar linjen prane Sazanit, Gertit dhe Cincos te cilet kane paguar dhjetra mijera euro per te mos i rene permes dhe per ta ngjushtuar ate ne gjysem pedonale.

  • Ilo: 26/07/2020 12:12

    Mire ky i "forti" qe nuk pyeste per shtet po INUV, INUK qe nuk lene gardh shtepie pa shembur ku ishin duhen hetuar mire jo te bejme nje koke turku dhe ja hodhem se do na ngjasin perseri.

    Përgjigju
    • Xhejsi: 26/07/2020 13:17

      Ku jeton o Ilo mavria, kush do hetoje? Ik shit ndonjeçike droge se fjalet e teperta jane fukarallek

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?