Ndërhyrjet nga Irani dhe Rusia, Biden: Kushdo që do të ndërhyjë në zgjedhjet e Amerikës do të paguajë një çmim

23 Tetor 2020, 08:56| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 09:20

  • Share

Një tjetër temë e debatit ishte një ndërhyrje e mundshme e Iranit dhe Rusisë në manipulimin e zgjedhjeve, kryesisht në shtetin e Floridas, pas publikimeve të bëra ditën e djeshme.

Kandidati demokrat u shpreh se ata po bëjnë të pamundurën që ai të mos zgjidhet si president.

 Joe Biden tha se “kushdo që do të ndërhyjë në zgjedhjet e Amerikës do të paguajë një çmim, pasi po cenon sovranitetin e SHBA. Rusia po mundohet që unë të mos zgjidhem president”, tha Biden. Ndërsa akuzoi presidentin Trump pse është kaq i qetë dhe nuk reagon asnjëherë ndaj presidentit rus Putin.

Trump e ka akuzuar Biden se ka marrë 3.5 milionë dollarë nga Putin, ndërsa tha se ai nuk ka asnjë financim nga Rusia. I pyetur se si do të merrej me ndërhyrjen e zgjedhjeve në një mandat të dytë, Trump u shmang për të diskutuar detaje në lidhje me marrëdhëniet e djalit të Biden me Ukrainën.

Presidenti gjithashtu tha se ai ishte informuar për përpjekjet e fundit për ndërhyrje në zgjedhje dhe nënvizoi vlerësimin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?