Kultura

Ndërhyrjet në zonat arkeologjike rikthejnë debatet në Kuvend

13 Tetor, 15:38| Përditesimi: 13 Tetor, 17:25

  • Share

Rishikimi i kufijve të parkut të Butrintit dhe miratimi më pas i ndërtimit të një resorti turistik, provokoi një debat jo të vogël tre vjet më parë. Sot kjo temë u rihap në Komisionin parlamentar të Kulturës, nga kryetarja e Komisionit dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa ishte parashikuar raporti vjetor i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë.

Por përfaqësuesi i Institutit, arkeologu Maringlen Meshini, ofroi një tjetër panoramë të situatës

“Zona ku është objekti resort nuk ka status pasuri kulturore. Jam unë që e kam zbuluar kullën rrethore. Mediat më pas manipuluan çdo lloj informacioni. Është rrënojë poste kufitare e vitit 1930. U mendua se ishte objekt arkeologjik, për shkak të objekteve të qeramikës. Në atë hapësirë nuk ka asnjë objekt arkeologjik. Kjo gjurmë ndërtimi nuk prek asnjë objekt arkeologjik apo objekt me status monument kulture. Struktura e re që po ndërtohet nuk ka dëmtuar asnjë lloj pasurie kulturore. Është shqetësues kur diçka e paqenë bëhet e qenë.”, tha drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, arkeologu Meshini.

Moment tjetër debati ishte dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Anëtarë të Komisionit u shprehën se Zhupa po e politizonte seancën.

Nga ana e saj, drejtoresha e Institutit, Joli Mitrojorgji u shpreh se procedura e realizuar sa i përket asaj çfarë i takon Institutit ka qenë e rregullt.

“Në lidhje me lejen e ndërtimit, Instituti ka ndjekur procedurën ligjore. Nuk ka vend për të hamendësuar për presione. Në lidhje me Teatrin Kombëtar është çështje që është ndjekur. Nuk ka gëzur statusin pasuri kulturore.”, tha Jorgji.

Një projekt i Bashkisë së Peqinit ku Via Egnatia është futur, mes dy kalimeve të shtruara me asphalt, ka qenë objekt kritikash

“Nga gjithë verifikimet, bëhet fjalë për trasenë ku ka kaluar Via Egnatia dhe jo kalldrëmi origjinal. Bashkia ka dashur të shtojë pikë turistike në zonë. Ajo trase që ka qenë pjesë e këtij projekti, ka qenë një rrugë e kalueshme nga makinat.”, vijoi Jorgji.

Ajo foli për investime të mëdha që janë bërë gjatë periudhës 2024-2025 në rreth 70 objekte, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe donatorë të huaj, për rritje të interesit të investitorëve privatë për të kontribuar në ansamble dhe site të trashëgimisë kulturore, shtim i itinerareve turistike, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e komuniteteve lokale, digjitalizimin e mbi 20 site-ve kulturore, të aksesueshme për publikun etj.

 

 

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?