Sezoni i ri i Premier League nisi me nderime për Diogo Jota-n. Liverpool, kampioni në fuqi, priti Bournmouth në Anfield me një koreografi të dedikuar futbollistit të ciliti ndërroi jetë në një aksident automobilistik bashkë me të vëllain Andre.
Sapo topi nisi të rrotullohej në fushë emocionet dhe spektakli ishin me doza të mëdha. I pari që la shenjë ishte Hugo Ekitike, i blerë për 95 milionë euro, i cili zhbllokoi shifrat për ekipin e Arne Slot. Më pas rrugën e rrjetës e gjeti edhe Cody Gapko, duke dhënë përshtypjen e një trepikëshi të lehtë.
Megjithatë shumë e kishin harruar se çfarë do të thotë Premier League. Në harkun e 12 minutave Semenyo, i cili më herët gjatë lojës ra pre e racizimit, shënoi dy herë, duke risjellë baraspeshën dhe ankth te tifozëria vendase.
Në vijim Slot uli në stol blerjen më të kushtueshme të verës, Florian Virtz të marrë nga Leverkusen për 120 milionë euro, duke aktivizuar të padëshiruar Chiesa. Ishte pikërisht italiani, ai i cili me një gol plot klas, riktheu Liverpool-in në avantazh në minutën e 88. Edhe pse ndeshja po shkonte në limite, Mohamed Salah nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, duke vulosur fitoren me shifrat 4-2.
Goli i shënuar nga Chiesa mund të ndryshojë shumë gjëra edhe në merkato. Italiani u shpreh pas ndeshjes se ‘dëshiron të qëndrojë në Anfield dhe të luftojë për tituj të mëdhenj’ pavarësisht se Liverpooli më herët gjatë verës e kishte nxjerrë në shitje. Sot ndërkohë do të jetë rradha e disa ekipeve të tjera të mëdha për të zbritur në fushë për javën e 1 të Premier League.
Komente
