Kryeministri Edi Rama tha se nderimi i 24 ushtarëve, policëve dhe zjarrfikësve që luftuan me fjalët gjatë verës është një mesazh simbolik për ata që s’e lanë vendin në ‘baltë’. Paralajmëroi gjithashtu edhe masa për parandalimin e zjarreve, teksa tha se me ndryshimet klimatike, ky ‘përbindësh’ po bëhet edhe më i egër.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do ta përmirësojnë më tej punën edhe me përfshirjen e teknologjisë.
“Sot duke nderuar 24 ushtarë, policië e zjarrfikës me medalje duam të nderojmë Shqipërinë që tregoi se po kemi të meta, ende shumë për të investuar në mjete e sisteme inteligjente. S’mund të dilnim nga kjo verë ferri për nga temperaturat pa plagë por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë kurrë më Shqipërinë në baltë, mirënjohje të veçantë. Ky kapitull i ndezur jo vetëm nga flakët e pyjeve, por edhe të flakëve sot merr mesazh të vetëm si epilog se dhe përballë flakëve më të egra, Shqipëria tregon forcë të madhe proporcionale. Sa më e madhe sfida dhe të egra flakët, aq më i madh solidariteti dhe ndjenja e përkushtimit dhe aq më të angazhuar profesionalisht njerëzit me uniformë. Le ta përmirësojmë me tej punën duke futur më shumë teknologji, duke punuar më shumë për parandalimin dhe për zjarret e ardhshme dhe duke u përgatitur si për një ndeshje të radhës me një përbindësh që do të vijë të bëhet më i egër. Le të mbështesim më shumë fuqizimin dhe rritjen e këtij kapitali njerëzor, duke bërë gjithçka për të rritur edhe mbështetjen financiare. Me kënaqësi dhe përulësi i jam përgjigjur pozitivisht të gjitha propozimeve nga ministritë për dekorimet dhe shpërndarë disa medalje si një shenjë simbolike, mirënjohje dhe mesazh për të gjithë këtë trup, e cila meriton nderimin më të posaçëm.", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nderon forcat që luftuan me zjarret: Shteti nuk u thye! Gjyqtarët, vendime të ‘ububushme’ në favor të piromanëve! Flotë me avionë zjarrfikës (VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
