Përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Jens Reinke

Ekonomi

Ndërkombëtarët/ FMN: Janë krijuar borxhe të reja, kujdes me koncesionet privatit

24 Qershor 2018, 07:55| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 07:57

  • Share

Në një intervistë për revistën “Monitor”, përfaqësuesi i FMN në Tiranë Jens Reinke ka deklaruar se buxheti shqiptar paraqitet me një tepricë primare të vogël në dy vitet e fundit dhe, nga ana tjetër, të dhënat mbi borxhin publik po tregojnë një trend tkurrjeje.

Megjithatë, dinamika e borxhit dikton që politikat e matura buxhetore duhet të vazhdojë deri sa borxhi të bjerë në nivelin e parashikuar në ligjin e buxhetit organik.

Koncesionet dhe PPP-të që qeveria ka nënshkruar kohët e fundit, ose planifikon të ndërmarrë, përmbajnë zotime dhe garanci, duke ndikuar në krijimin e detyrimeve kontraktore dhe detyrime potenciale. Këto do të kontribuonin në borxh, edhe nëse do të ndiqeshin praktikat më të mira në kontabilitetin publik. Për më tepër, duket se po përshpejtohet edhe një herë akumulimi i detyrimeve të prapambetura, gjë që mund të ndryshojë trajektoren e borxhit.

Përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Jens Reinke

Komento

Komente

  • Tini: 24/06/2018 13:28

    FMN ka te drejte por Rama dhe ushtari tij besnik Ahmetaj jane zotuar per ta falimentuar Shquperine me PPP e korrupsionit gjigand dhe pa efektivitet ekonomik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?