Po rezulton më e vështirë se ç’pritej rinovimi i Interit me kapitenin Lautaro Martinez. Edhe pse palët shpesh në publik janë shprehur se duan të qëndrojnë sëbashku në të vërtetë marrëveshje është ende më shumë larg sesa afër. Kjo sepse argjentinasi me anë të agjentëve ka kërkuar 12 milionë euro pagë në sezon, ndërsa zikaltërit kanë bërë të qartë se nuk shkojnë dot më shumë se 10. Edhe kjo shifër jo e plotë, por me bonuse. Lautaro është i lidhur me Interin deri në verën e 2026, por shtyrja e negociata për sezonin e ardhshëm mund të sjellë një rast të ngjashëm me atë të Skriniar që Inter kërkon ta shmangë me çdo kusht. Pasi palët hodhën letrat në tavolinë me kërkesat dhe mundësitë e tyre, e marta pritet të jetë vendimtare pasi te Interi do mblidhet bordi i drejtorëve pas marrjes së klubit nga Oaktree.
Ndërkohë nga Spanja vijnë raportime se Rodrygo ka përsëritur edhe njëherë se nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid. Braziliani u detyrua të reagonte, pasi në media dolën fjalë që ai nuk e sheh më veten pjesë e ‘galaktikëve’, në një kohë kur pritet të mbërrijë edhe Kylian Mbappe. Rodrygo ka pohuar se projekti i Real Madrid është më i miri në botë për të.
Sakaq me Realin po këto ditë do bashkohet edhe talenti tjetër brazilian Endrick, i cili mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me Palmeirasin. Edhe pse 17-vjeçar ai ka fituar 2 kampionate me ekipin e tij, ndërsa nuk i mbajti dot lotët në momentin e lamtumirës. Po nga Palmeirasi do largohen edhe sy sulmuesit anësor Luis Guilherme drejt Ëest Ham për 35 milionë euro si dhe Estevao Ëillian te Chelsea për 65 milionë euro.
Lajme vijnë edhe për Armando Brojën, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do jetë me Chelsean sezonin e ardhshëm. Pas huazimit te Fulham, 22-vjeçari duhet të gjejë me patjetër një destinacion të rid he sipas BBC Monaco është shumë e interesuar për ta transferuar në Francë. Broja do zëvendësojë sulmuesin e larguar Ben Yedder, por fillimisht duhet që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.