Ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit shpall falimentin, humbja arrin në 10 mln euro më 2022, detyrimet totale 160 mln euro

2 Gusht 2023, 09:06| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 19:53

  • Share

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh, duke treguar një gjendje tepër të rënduar financiare.

Raporti i Audituesve tregon si situata është më rëndë se sa të dhënat në bilanc për shkak se kompania nuk ka mbajtur provigjione.

Bashkia e Durrësit ishte aksionari kryesor dhe tashmë, përgjegjësia për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit do ti kalojë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku aksionere të saj janë Bashkia e Durrësit, Krujës, Kurbinit e Shijakut dhe Vorës.

Të gjitha detyrimet e ujësjellësit të Durrësit do ti kalojnë SHRUKD-së, por ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit ka rëndësi sistemime me efekte negative në ndërmarrjet e tjetra të shtetërore.

Ministria e Financave raportoi më herët se UKD i detyrohet OSSHE me 4,3 miliardë (40 mln euro) fatura të papaguara deri në maj 2023. Të dhënat nga bilanci tregojnë se detyrimet në formën e huamarrjes janë mbi 308 milionë lekë, ndërsa detyrimet të tjera të kompanisë janë rreth 7.9 miliardë lekë.

“Në vijim pasi u shqyrtua bilanci i vitit 2022 u arrit në përfundimin se UKD nuk disponon më asete”, thuhet ne raportin për likuidimin e shoqërisë të publikuar në QKB.

Opinioni i audituesve për bilancin e vitit 2022 lëshoi kritika në drejtim të administrimit të UKD-së. Adituesit vunë në dukje se nuk rakordojnë të dhënat e programit të kontabilitetit për gjendjen e klientëve në fund të vitit dhe gjendjen e klientëve që rezulton nga sistemi i faturimit. Gjithashtu shoqëria nuk ka parashikuar zhvlerësime me vitin 2022 e për rrjedhojë ka pasaktësi në bilanc. Audituesit vërejtën se gjendja e detyrimeve të mbajtura nga Ujësjellësi i Durrësit nuk përkonin më të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ujësjellësi i Durrësit është nga ndërmarrjet me të financuara nga donatorët për shkak të rëndësisë që ka ndër të tjera për zhvillimin e turizmit. Në vitin 2013 Banka Botërore e miratoi një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investime në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit. Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri, kishte për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar u firmos marrëveshja 60 mln euro për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit./Monitor

 

Ora 19:52
AKUM: Ujësjellësi i Durrësit nuk falimentoi por është në proces riorganizimi

1690998760_80001690998033xujesjelles223.jpg

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM), ka reaguar pas lajmit për mbylljen e aktivitetit të ujësjellësit.

Në reagimin zyrtar, AKUM sqaron se ky vendim nuk ka lidhje me falimentimin, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.

Në sqarim thuhet se asnjë nga detyrimet e mëparshme të shoqërisë nuk janë shuar dhe ato do mbarten te shoqëria e re.

Më tej shtohet se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës, e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likuiduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.

Reagimi i plotë

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për situatën e ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM) sqaron se

Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazë të një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganizimin sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur”.

Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga 15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruara dhe janë në funksion.

Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Durres, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha të deklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janë të dhëna publike dhe transparente.

Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë.

Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.

Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie.

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një rast specifik të kostove të larta të energjisë elektrike, pasi burimet ujore nga të cilat furnizohet janë rreth 50 km larg. Këto tarifa të shërbimit të furnizimit me ujë janë të pamjaftueshme për të mbuluar koston e operimeve të shoqërisë, duke çuar në akumulim të vazhdueshëm të detyrimeve të papaguara për energjinë elektrike ndaj OSHEE dhe FSHU. Tarifa aktuale mbulon vetëm 43% të kostos së operimit.

Theksojmë se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës , e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.

Konkretisht, nga momenti i krijimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, nuk janë krijuar detyrime të reja për sigurimet shoqërore, pagat, dhe aktivitetin tregtar, dhe janë shlyer detyrime të prapambetura të shoqërive të transferuara në vlerën 374,344,556 Lekë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë̈ dhe AKUM kanë përgatitur kontrata të performancës, të cilat ndihmojnë̈ në mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit të Shoqërive UK, si dhe garantimin që administrimi i tyre të jetë në përputhje me strategjinë̈ kombëtare sektoriale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2023 01:39

    Ketu ku jetoj une,pagesa per ujin e pijshem dhe ujerat e zeza llogariten si pjese e taksave te prones.Mund t'a humbesh shtepine po nuk pagove nje nga keto.Po lexoja per nje rast lokal para ca ditesh ku nje person rrezikonte te humbte shtepine per nje grrumbull billash uji 2000 $ e rrumbullakosur qe nuk i kishte paguar.S.d.q. Durresi ka vuajtur perhere per mungese uji,por me ben pershtypje si ua kane dhene kredite,pa pare /defteret/ me pare!

    Përgjigju
  • Tata: 02/08/2023 20:37

    Kur roma ka faturat e ujit te perandoris romake 3000 vite me pare,nuk mund td mesohemi me faturat ne per 30 vjet. Kapitalizmi ste fal por ne akoma mendojme se po ndertojme komunizmin,jemi ne gjume te thelle e mbijne hajdutet,sepse hajduti punon kur njerezit flene

    Përgjigju
  • Emri: 02/08/2023 18:04

    Ku i cojne gjithe kto miliona euro te pangopurit!!!

    Përgjigju
  • aldo: 02/08/2023 17:30

    a DO E FUSNI N BURG ATE DREJTORIN RAKETAKUN APO AKOMA

    Përgjigju
  • Albi: 02/08/2023 14:17

    Sa te rende e kane doren more. Cdo abuzim 100 mil euro e lart.

    Përgjigju
  • Plazhisti: 02/08/2023 11:51

    Normal qe do falimentoje sepse vidhet uji ne te 4 anet. Edhe kur nuk vidhet, derdhet nga depozitat. Ejani e vizitojini pak lokalet e hotelet tek Shkembi i Kavajes por jo me task forcat e ujesjellesit qe marrin leke nen dore.

    Përgjigju
  • Ku është problemi këtu?: 02/08/2023 10:06

    Nuk është vjedhje nëpërmjet keqmenaxhimit. Janë humbje.

    Përgjigju
    • Andi: 02/08/2023 10:53

      Po humbjet si pasojë e kujt vijnë more matuf. Keqmenaxhimi fuqisë punëtore, kontrolleve, gjobave, tërheqjes së pagesave.

  • Zgjidhja: 02/08/2023 09:45

    Turbina me 4 helika per pompim uji (pra Wind energy) me turbina me ere me 4helika (jo 3) pra keto te perdoren per te pompuar ujin qe te kursehet rryma elektrike, pagoni inxhinier mire qe e dine llogaritjet dhe per 3-4 vite del investimi pra duhet nje investim ne shore (breg) ku ka ere sipas grafikut dhe te vendosen turbina me ere me kater helika per pompim uji dhe keshtu ulet konsumi energjise por mund perdoren dhe per dry terrain(terren tharje) zones , kjo eshte Zgjidhja , nese perdoren pompa tradicionale siç jane perdor deri sot jeni larg ideales dhe normaless …. Respekte per Dyrrahun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?