Nderohen pilotët e rënë në detyrë! Dëshmorët Luto Sadiku dhe Azbi Serani, qytetarë nderi të Mallakastrës

12 Tetor, 10:50| Përditesimi: 12 Tetor, 11:21

  • Share

Dy pilotët Azbi Serani dhe Luto Sadiku, të cilët ranë në krye të detyrës 52 vite më parë u nderuan në vendlindjen e tyre, Mallakastër, me titullin “Qytetarë Nderi”. 

Luto Sadiku humbi jetën në një aksident tragjik ku një zog hyri në motorin e avionit të tij menjëherë pas nisjes, duke shkaktuar shpërthimin fatal.

Ish-piloti Petrit Bebeci, i pranishëm në momentet e fundit të Sadikajt shprehet se “kemi pasë shumë peripeci gjatë fluturimeve”.

Ndërsa Azbi Serani humbi jetën gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake të zhvilluar në rajonin e Belshit më 4 tetor 1972. Serani humbi jetën pasi një predhë shpërtheu në momentin e lëshimit nga avioni i tij.

“Topat ishin furnizuar me municion që nuk ishte prodhuar tek ne. Një nga ato predha vrau Azbiun sepse mungonte siguresa. Vrasja e tij ka tronditur të gjithë pilotët pa përjashtim”, tha ish-piloti Koço Biku.

Aviacioni shqiptar, i krijuar në vitin 1951, arriti kulmin e tij gjatë viteve 1970-1975, si në armatime ashtu edhe në përgatitjen e pilotëve. Gjatë kësaj periudhe, 39 pilotë dhe 4 teknikë avionësh kanë humbur jetën në krye të detyrës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?