Vogëlushi hero/ Nderohet me çmimin e shpëtimtarit, 5-vjeçari që mahniti të gjithë duke shpëtuar familjen e tij nga flakët

15 Shkurt 2020, 05:39| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 06:25

  • Share

Një djalë 5-vjeçar nga Xhorxhia është zgjuar ndërsa dhoma e tij e gjumit dhe gjithë shtëpia ishte përfshirë nga flakët. Një situatë e tillë e cila do të mund të tmerronte edhe më të rriturit, nuk e frikësoi Noah Woods, i cili 'u mobilizua' dhe me veprimet e tij arriti të shpëtonte të gjithë familjen.

Shtëpia u përfshi nga flakët ndërkohë që Noe dhe tetë anëtarët e tjerë të familjes së tij po flinin në shtëpinë e tyre në Qarkun Bartow, Xhorxhia. Vogëlushi 5-vjeçar u zgjua për shkak të tymit dhe flakëve që kishin rënë në dhomën e gjumit që ai ndante me motrën e tij 2-vjeçare.

    Ai u hodh nga shtrati, kapi motrën e tij dhe doli nga shtëpia përmes daljes së vetme në dispozicion, një dritare të hapur.

    Mirëpo, ai nuk u ndal këtu. Noeu u kthye përsëri në shtëpi për të shpëtuar qenin e familjes së tij dhe më pas vrapoi pranë shtëpisë së xhaxhait të tij për të thirrur për ndihmë. Së bashku, ata lajmëruan pjesën tjetër të familjes.

    Vogëlushi i zgjuar, Noah Woods u emërua zjarrfikës nderi dhe mori çmimin e shpëtimtarëve për heroizmat e tij këtë të premte, çmim ky i rezervuar zakonisht për shpëtimtarët profesionistë.

    "Ne kemi parë që fëmijët të paralajmërojnë familjet e tyre edhe më parë," ka thënë për mediat Shefi i Departamentit të Zjarrit në Bartow County Dwayne Jamison. "Por që një 5-vjeçar të jetë vigjilent sa duhet për ta bërë këtë ... është shumë e jashtëzakonshme".

    Jamison tha se zjarri kishte ardhur nga një prizë elektrike e mbingarkuar në dhomën e gjumit të Noeut. Kur zjarrfikësit arritën, ata u dhanë ndihmën mjekësore Noes dhe anëtarëve të tjerë të familjes për djegie të vogla dhe asfiksim.

    "Fal Zotit nëntë të dashurit tanë ishin në gjendje të dilnin nga shtëpia," tha gjyshi i Noes, David Woods, në një postim të GoFundMe. "Nëse nuk do të ishte për Noe, ne mund të mos jemi këtu sot".

    Për shkak të shkatërrimit të shtëpisë, familja i ka kërkuar komunitetit ndihmë për rirregullimin e saj.

    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?