Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, reagon Rrjeti Evropian i Sistemit të Transmisionit: Do të kryhet hetim i detajuar për incidentin

21 Qershor, 21:29| Përditesimi: 21 Qershor, 22:28

  • Share

Një incident i madh në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës ka bërë që të kishte ndërprerje disaorëshe të rrymës të premten në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci, njoftoi Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

ENTSO tha se është duke mbledhur të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe se do ta kryejë një hetim në javët në vijim me ndihmën e një grupi ekspertësh.

‘Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët.

ENTSO-E aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh.’- njofton ENTSO.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, ndërprerje edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci! Balluku: Ende jemi në rrezikshmërie të lartë! OST: Defekti nga Greqia nga temperaturat ektreme


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?