Nderprerja e Eredivisie/ Ajax nuk shpallet kampion, Utrecht ankimon vendimet në gjykatë dhe UEFA

25 Prill 2020, 10:34| Përditesimi: 25 Prill 2020, 10:37

  • Share

Kampionati holandez është ndërprerë përfundimisht pas një vendimi të federatës së futbollit, që gjithashtu ka marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me këtë sezon. Renditja përfundimtare do të jetë ajo e javës së 26 ku Ajax udhëhiqte kampionatin, por që pavarësisht ndërprerjes nuk do ta marrë titullin.

Sakaq së bashku me Ajax-in vitin tjetër në Champions League do të shkojë edhe AZ Alkmar, ndërsa në Europa League do të shkojnë Feynord dhe PSV.

Ky sezon në Eredivise është i pari që ndërpritet që nga viti 1956, por përveç fituesit që nuk do të jetë, gjithashtu nuk do të ketë as skuadra që zbresin nga kategoria dhe as skuadra që ngjitet në Eredivisie.

Këto vendime pritet të shkaktojnë reagime, me Ajax-in që mund të kërkojë të drejtën për t'u shpallur kampion. Gjithsesi federata holandeze do t'i shpëtojë dënimit, pasi pak ditë më parë UEFA u shpreh se për ato vende që nuk do të kenë mundësi për të rinisur sezonin për shkak të COVID-19 nuk do të merren masa.

Sakaq klubi i parë që ka kundërshtuar verdiktet është Utrecht-i, që pretendon të kualifikohet në Europa League. Ky klub ishte në finale të Kupës së Holanës dhe për këtë arsye ka njoftuar se vendimet e fundit do t'i ankimojë në Gjykatën Sportive dhe në UEFA.

Më herët përveç kampionatit holandez vendimin për ndërprerjen e kampionatit e ka marrë edhe Belgjika, por me ndryshimin se atje u shpall fituesi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?