Politikë

Ndërprerja e financimeve për bashkinë e Shkodrës, vijnë reagimet e para nga opozita, PD: Hakmarrje e Edi Ramës

21 Gusht 2019, 11:43| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 13:05

  • Share

Ditën e djeshme (20 gusht) përfundoi zyrtarisht mandati i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe në këtë mënyrë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bllokuar të gjitha financimet për Bashkinë e Shkodrës. Një ditë pas këtij vendimi kanë ardhur edhe reagimet e para nga radhët e opozitës.

Ora 11:54
Bllokimi i financimeve, PD Shkodër: Hakmarrje e Edi Ramës


Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave, që vendosi të bllokojë financimet për bashkinë në Shkodër, vendim ky i ardhur pas përfundimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi.

PD e Shkodrës këtë veprim e cilëson si një hakmarrje nga qeveria Rama për Shkodrën pas protestavenë këtë qytet. Sipas tyre Rama në 6 vjet nuk ka bërë asnjë investim në qytetin verior.

Reagimi i plotë:
Edi Rama fillon menjëherë hakmarrjen kundrejt Shkodrës ! Pas protestave në qytetin e Shkodrës,Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër,duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.

E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi jot dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!#partiademokratikeShkoder #pd

Ora 11:53
Bllokimi i financimit të Bashkisë së Shkodrës, LSI: Si mësymjet mesjetare të Rozafatit


Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për t’i bllokuar fondet bashkisë së Shkodrës, pas mbarimit të mandatit të Voltana Ademi.

Panariti në reagimin e tij bën thirrje që me Shkodrën të tregohet kujdes dhe përgjegjësi. Më pas Panariti vendimin për bllokimin e fondeve nga ana e ministrisë së Financave e quan poshtërim që i bëhet Shkodrës.

Postimi i Edmond Panaritit:

"Që ndërprerja e furnizimeve me ujë dhe ushqime, është e njohur si mjet pushtimi i kështjellave mesjetare, kjo dihet. Por që taktika të tilla të përdoren sot në kohë moderne për rotacion pushteti është e pabesueshme! E megjithatë, po ndodh! Ndërpriten nga pushteti qendror fondet për rrugë, gjelbërim, pastrim dhe varrim për qytetarët e Shkodrës … Përse?! Që pala mesymëse të “pushtojë” Rozafatin! Ndal! Boll! Thirrini arsyes, tregojuni të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha kursejani Shkodrës dhe qytetarisë së saj, këtë poshtërim!

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANTIKAPAK rexhep leka DEBIL [ KEPI ]: 21/08/2019 14:24

    O kovaçi Enver Qelbësirës si është politika si politika e lesh e dhis o edmond panariti hajdut ordiner nga kovaç ministër zar i familjes pise meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?