Tedi Blushi

Politikë

Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më

29 Janar, 22:21| Përditesimi: 29 Janar, 22:36

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj.

Teksa shprehet i entuziasmuar, për këtë vendim Blushi shpreh mbështetje për veprimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai thekson se kjo vendim i jep fund keqpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë në projekte që sipas tij janë të dëmshme për pluralizmin politik dhe shoqërinë shqiptare.

Sipas Blushit, nisja e “desorosifikimit” të Shqipërisë është një hap i rëndësishëm për drejtimin e vendit.

'Punë e mirë zoti President Donald Trump. Paratë e taksapaguesve amerikanë: Nuk do të keqpërdoren më kundër pluralizimit politik! Nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën dhe mbrojtur pandëshkueshmërinë! Nuk do të vidhen më nga institucionet e korruptuara dhe të inkriminuara! Nuk do të financojnë më projektet sorosiste antifamilje! DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur!', shkaruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?