Kronikë

Ndërprerja e punës në Rinas, kryetari i KKSH: Situatë e stisur nga politika qorre, jemi pranë qeverisë! T'u jepet mësim atyre që bllokuan lëvizjen

7 Prill 2021, 15:35| Përditesimi: 7 Prill 2021, 15:39

  • Share

Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punës nga ana e kontrollorëve në Rinas që solli dhe ndërprerjen e fluturimeve, duke e quajtur këtë një situatë të stisur nga politika e vjetër.

Në reagimin e kryetarit të federatës Tonin Gjinaj, thuhet se janë pranë qeverisë në zgjidhjen e kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit përgjegjësve.

"Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës. Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin. Me konsideratë, Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH Tonin Gjinaj ", thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?