Ndërpriten punimet në memorialin e Hormovës! Shoqatat patriotike akuza për tradhti kombëtare: Ka ndërhyrë Athina! Tërmet Peçi: Nuk kanë leje

7 Tetor 2020, 11:10| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 18:47

  • Share

TEPELËNË- Punimet për rindërtimin e një memoriali në fshatin Hormove të Tepelenës janë bërë shkak për një përplasje verbale mes shoqatave patriotike dhe bashkisë së këtij qyteti.  Punimet kishin nisur në fund të korrikut dhe u ndërprenë më 6 tetor nga Policia Bashkiake.

Report Tv intervistoi kreun e njësisë administrative Qendër-Tepelenë Leonidha Shumeli, i cili tha se nuk ka pasur një vendim nga këshilli bashkiak për këto punime. "217 burra hormovi që u masakruan, ka kohë që është ngritur mbi 30 vite, ka jetuar me banorët. Është kërkuar leje për rehabilitimin në Bashki, nuk është dhënë leja. Në mënyrë të paligjshme janë bërë të disa ndërhyrje që kur u konstatuan nga Bashkia, u bë një akt bllokim dhe u lanë që në vazhdimësi t'i drejtohet ministrisë. Historia është e gjallë, u shërben brezave. Realisht nga fshati është bërë një kërkesë për rehabilitim dhe kjo leje ka qenë në procedurë, këshilli bashkiak i është drejtuar Bashkisë, mirëpo banorët u nxituan dhe bënë disa punime që bashkia i ka bllokuar. kemi rënë dakord që të ndiqet procedura ligjore", tha Shumeli. 

Krejt të kundërta janë pretendimet e shoqatave patriotike që ishin investuar për rindërtimin e memorialit. Ata kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Peci për "tradhti kombëtare"  Njëri prej tyre, Meçan Zotaj tha në një bisede telefonike për Report Tv se lejen për punimet e kanë dhënë Bashkia e Tepelenës tre muaj më parë. Ai madje pretendon se në nisje të punimeve kanë qenë prezente punëtorët e bashkisë siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale.

Një përgjigje në rrjetet sociale e ka dhënë edhe kryebashkiaku Peçi, i cili shprehet se nuk ka tagër ligjor për të lëshuar leje për memoriale dhe çdo ndërhyrje e paligjshme do të shembet.

"Bashkia e Tepelenës është njohur me kërkesën e një grupi qytetarësh që kërkojnë të rindërtojnë një monument që përkujton masakrat e bandave shoviniste greke në vitin 1914 në fshatin Kodër buzë rrugës kryesore. Monumenti egzistues është në ruajtje nga Bashkia Tepelene dhe i miratuar nga institucionet qëndrore të shtetit që e kanë kopetencë ngrijten e monumenteve.

Bashkia Tepelenë e ka detyrë ta ruaj dhe mirëmbajë këtë monument të shenjtë . Bashkia Tepelenë nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi apo leje prishje për monumentin egzistues ndaj çdo ndërhyrje është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë. Ne mirëpresim dhe respektojmë çdo qytetar apo shoqatë që kërkon të ruaj dhe mirëmbajë monumentet, por nuk kemi tagër ligjor të japim leje për prishjen dhe rindërtimin e tyre sipas kërkesave të grupeve të ndryshme. Sa i përket akuzave politike për "tradhëti" dhe prerje në besë, autorët është mirë ti kërkojnë diku tjetër jo tek familja ime pasi gjyshërit e mi ishin ata që sprapsën bandat shoviniste greke më 1914. Këta patriotët e 2020 nuk kanë as hipotekën e patriotit dhe as të monumentit. Hipotekën e patriotizmit e di historia kush e ka, kurse hipotekën e monumentit e kanë ligjet e shtetit shqiptar", shkruan Peçi. 

Masakra e Hormovës
Masakra e Hormovës është një nga ngjarjet më të rëndë që ka përjetuar populli shqiptar gjatë Luftës së parë Botërore. Siç shkruan në librat e tij, historiani Pëllumb Xhufi, më 27 prill 1914 në fshatin Hormovë të Tepelenes bandat e ushtarëve dhe të andartëve grekë masakruan 217 burra e djem hormovitë brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë. Xhufi e cilëson si ngjarje të kobshme dhe vrasje të programuar nga Athina zyrtare për t’iu kundërvënë ndarjes së kufijve greko-shqiptarë të fiksuara përfundimisht nga Protokolli i Firences. Kështu në muajt prill e maj 1914, me dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të jugut, braktisën vatrat e tyre dhe u dyndën drejt veriut. Me mijëra ishin ata që vdiqën nga uria, etja, epidemitë e sëmundjet e ndryshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir Skenderi: 07/10/2020 20:38

    Jepe ti lejen. Merre ti lejen. Mos u beni tradhetare te vendit dhe te gjakut te pafajshem te te masakruareve nga shovinistet greke. Tradhetaret dhe te shiturit nuk kane brire o Termet legeni!

    Përgjigju
  • Titi: 07/10/2020 16:34

    Po ske tager te japesh leje o termet, bashkohu dhe mbeshteti duke aplikuar ti per leje. Po mjere vendi yne qe drejtohet nga njerez si ty. Pa shkolle....e shume te tjera qe i di gjith tepelena dhe gjirokastra bashke. Termeti kryetar bashkie.....pu pu pu ....turperim me te madh per tepelenen ska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?