Afganistani u përball me një ndërprerje të gjerë të internetit të martën, pasi talebanët në pushtet u zotuan të ndërpresin aksesin në të si pjesë e një goditjeje ndaj "aktiviteteve imorale", duke shkaktuar frikën e izolimit të mëtejshëm për miliona njerëz që jetojnë nën sundimin e tyre gjithnjë e më të ashpër.
Organizata mbikëqyrëse e internetit Netblocks tha se shumë rrjete në Afganistan ishin shkëputur dhe se shërbimet telefonike ishin prekur gjithashtu, duke rezultuar në atë që e quajti një "ndërprerje totale të internetit" në kombin me 43 milionë banorë.
Afganët jashtë vendit thanë për CNN-së se nuk ishin në gjendje të kontaktonin anëtarët e familjes brenda vendit dhe mëngjesin e sotëm sipas të dhënave të aeroportit treguan se disa fluturime hyrëse për në Kabul u anuluan.
Ky blackout është vetëm një nga një sërë masash represive të ndërmarra kohët e fundit nga regjimi taliban. Fillim muajit, autoritetet larguan nga kurrikulat universitare librat e shkruar nga gra dhe ndaluan mësimdhënien për të drejtat e njeriut dhe ngacmimin seksual.
Gratë dhe vajzat janë ndër më të prekurat, atyre u ndalohet të ndjekin shkollimin pas moshës 12-vjeçare. Në fund të vitit 2024 u mbyllën edhe kurset e mamisë, të cilat për shumë vajza përfaqësonin mundësinë e fundit për arsim.
Talebanët e kanë qeverisur Afganistanin sipas interpretimit të tyre të rreptë të ligjit fetar islamik që nga rikthimi i grupit në pushtet në Kabul në vitin 2021.Shqetësimet se talebanët mund të kenë ndërmend të ndërpresin lidhjen në të gjithë vendin u ngritën këtë muaj kur qeveria ndaloi shërbimet e internetit me fibra optike në një provincë veriore të Afganistanit.
Komente
