Ndërpritet derbi Olympiacos - Panathinaikos, tifozët bëjnë protagonistin në Athinë! Futbollisti largohet me barelë nga fusha (VIDEO)

22 Tetor 2023, 20:09| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 20:41

  • Share

ATHINË - Olympiacos është duke luajtur kundër Panathinaikos në Pire, për javën e tetë në Superligën greke të futbollit. Në "Georgios Kairaiskakis" ndeshja nuk ka zgjatur më shumë se 50 minuta, me tifozët që janë bërë shkaktarë për të ndërprerë sfidën.

Goli i barazimit 1-1 nga Olympiacos ka sjellë festë te tifozët vendas, që kanë ndezur dhjetra flakadanë dhe fishekzjarre. Një prej tyre ka përfunduar në fushë duke dëmtuar lojtarin e Panathinaikos.

Juancar po bënte nxehmjen si një opsion për t'u hedhur në fushë, teksa duket se bashku me Verbic që rrëzohen në tokë në minutën e 50-të. Spanjolli Juancar ka marrë ndihmën mjekësore dhe u largua me barelë për në dhomat e zhveshjes.

Së bashku me shokun e tyre, drejt dhomave të zhveshjes u drejtuan edhe lojtarët e Panathinaikos që nuk preferojnë të dalin në fushë, nëse situata nuk qetësohet. Edhe arbitri italian Maresca ndodhet në zhveshtore, ndërsa lojtarët e Olympiacos janë në fushë në pritje të rifillimit.

Pritet që zyrtarët e ndeshjes, arbitrat dhe pjesëtarët e federatës të diskutojnë me përfaqësuesit e skuadrave, nëse loja do rifillojë ose jo.

 
S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?