Ndërpritet intervista, Irini Qirjakos i ndodh e papritura! Artistja rrëfehet në ‘N’kohë’: Nga kërkesa për t’u blerë nga Greqia te prapaskenat e koncerteve

12 Shkurt 2023, 12:51| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 13:13

  • Share

Zëri brilant dhe interpretimi live i një kënge popullore, nga artistja Irini Qirjako tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, gjatë regjistrimit të intervistës në emisionin N’kohë në Report Tv.

“Do të këndosh një tjetër këngë, të qëndrojmë akoma”- pyetën qytetarët.

Për Irinin momentet që ndalohet dhe fotografohet nga qytetarët janë momentet më të bukura, dhe të rëndësishme për atë. Me një karrierë 43-vjeçare, këngëtarja e muzikës popullore kujton me gazetarin Ermal Qori gjithçka në ‘N’kohë”, përfshirë eksperiencat e koncerteve në disa vende të ndryshme të botës, ndërsa e konsideron veten me fat që jeton në Shqipëri.

A ju vjen keq që gjendeni në Shqipëri dhe jo në shtet tjetër?
“Nuk më vjen keq asnjëherë që gjendem në Shqipëri, sepse unë mundësitë i kisha që të ikja që në vitin 1994, pasi më ka kërkuar Greqia, i madhi Petro Dhuka”- tha ajo.

Qirjako është ndalur te një moment i rëndësishëm në jetën e saj, gjatë turit të saj në Greqi në vitet e para të karrierës.

Sipas Irinit, muzika popullore sot prodhon shumë talente të reja, mirëpo askush prej tyre kanë disiplinën e punës duke preferuar më tepër të mos këndojnë live. Artisja njoftoi se po punon për një këngë të re që pritet të publikohet së shpejti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?