Momenti i 'sulmit' nga bletët

Ndërpritet për 1 orë e 48 minuta ndeshja e tenisit, bletët 'pushtojnë' fushën (VIDEO)

15 Mars, 15:59| Përditesimi: 15 Mars, 16:01

  • Share

SHBA - Jeta në ATP Tour të tenisit mund të sjellë lloj-lloj skenarësh të papritur, por ato nuk janë më të pazakonta sesa të largohesh papritur me vrap nga një tufë bletësh në fushë.

Kjo ishte situata me të cilën u përballën Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev të enjten në BNP Paribas Open në Indian Wells. Me Alcaraz që shërbeu në setin e parë, ardhja e insekteve ndërpreu lojën për një orë e 48 minuta.

“Sigurisht që është ndeshja më e pazakontë që kam luajtur ndonjëherë në karrierën time”, tha Alcaraz në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Mendoj se do ta kujtoj atë ndeshje për shkak të kësaj. Unë mendoj se të gjithë do ta mbajnë mend këtë situatë dhe ne e pamë atë si një formë qesharake, kjo është e sigurt”, tha spanjolli.

Në fund Alcaraz (vendi 2 në botë) fitoi 6-3 dhe 6-1, duke vijuar më tej garën në Californi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?