Luan Baçi

'Ndërrohet pronari i rafinerisë së naftës', PD: Janë bërë ndërhyrje në hipotekë, Rama hesht qëllimisht

14 Tetor 2020, 10:49| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 10:52

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar së fundmi për protestën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë qenë që prej 16 ditësh në grevë urie. Ditën e sotme naftëtarët janë futur me forcë në ambientet e rafinerisë së naftës, pasi nuk kanë patur ndonjë reagim nga shteti në lidhje me problemin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PDs-ë, Luan Baçi, shkruan se naftëtarët janë lënë në harresë dhe askush nuk po interesohet për ta. Sipas tij, ato që kërkojnë naftëtarët është shumë e thjeshtë dhe plotësisht e realizueshme.

Më tej ai shton se uzina ka ndërruar përsëri pronar, dhe sipas Baçi janë bërë veprime edhe në hipotekë për të ligjëruar vjedhjen e deritanishme dhe vazhdimin e vjedhjes, duke e tjetërsuar pronën.

Postimi i plotë:

Taulant Yzeiraj  Eduart Haxhia Aleksandr  Sulaj.

3 nga 10 grevistet qe jane ne greve urie prej 16 ditesh.

Taulanti, Eduarti dhe Aleksandri , jane banore te Fierit,  ata si dhe koleget e tjere jane krye familjare, familjet dhe femijet e tyre, presin buken e perditshme vetem nga ata.

Akti i tyre ekstrem, per vet sakrifikim, tregon gjendjen e tyre te mjerueshme dhe te pa shprese.

Askush nuk interesohet per ta, jane lene ne harrese ashtu si jane lene prej muajsh dhe prej vitesh tashme nga rilindasit e korruptuar te Rames

Çdo kerkese e tyre bie ne vesh te shurdher.

Ne menyre te qellimshme, Rama hesht, Qeveria hesht, Deputetet e qarkut Fier heshtin turpshem, pushteti lokal hesht.

Çfar kerkojne naftetaret, eshte shume e thjeshte dhe plotesisht e realizueshme.

Pagat e prapambetura, pune e kryer dhe e pa paguar nga pronaret e radhes te emeruar si te tille nga vet Rama.

Sigurimet shoqerore, te  disa pagave qe jane marre, por korruptivisht te pa hedhura, per ta.

Rifillim te punes ne uzine, ose ne pamundesi te saj zbatimin e ligjit, per dhenjen drejtesi per punonjesit.

Thjeshte dhe qarte jane shprehur naftetaret,ne kerkesat e tyre,  por Rama dhe ekipi i tije hajdut nuk degjojne, nuk duan te degjojne, ata ne ikje e siper jane bere te pangopur, te paarsyeshem, arrogante dhe hajdut te pakrahsueshem.

Ne kete heshtje te turpshme dhe te frikshme te qeverise, me veprime korruptive ka info keto dite se:

Uzina  ka nderruar  perseri  "pronare" dhe jane bere veprime dhe ne hipotek, per te ligjeruar vjedhjen e deri tanishme dhe vazhdimin e vjedhjes, duke e tjetersuar pronen.

Rama dhe Qeveria e tij e korruptuar nuk jep asnje shprese per naftetaret dhe gjithe shqiptaret, ata mendojne vetem te vjedhin dhe te pasurohen per vete, ka vetem nje zgjidhje, largimin e tyre..

Komento

Komente

  • Loni: 14/10/2020 12:46

    Po ti je figura pd o yll bote. Per pjesen e denoncimeve skam pare figure tjeter qe sensibilizohet kaq shum per qarkun e fierit. Urime I dashur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?