Zyrat e Milanit

Ndërrimi i pronësisë në verë, ‘Guardia di Finanza’ nis hetim për Milanin! Dyshohet për parregullsi

26 Janar 2023, 14:20| Përditesimi: 26 Janar 2023, 14:22

  • Share

Seksioni i policisë financiare së ‘Gaurdia di Finanza’ në Itali po heton shitjen e Milanit në verën e vitit 2022. Sipas prestigjozes ANSA mund të ketë shkelje gjatë momentit që klubi i Milanos ndërroi pronësi nga fondi Elliot tek Red Bird Capital i Gerry Cardinale.

Gjithçka filloi me një ankesë të ish-aksionerit minoritar në menaxhimin e klubit të mëparshëm ‘Blue Skye’ me qendër në Luksemburg që ka ngritur padi për një operacion të parregullt të shitjes së Milanit. Situatë që i shtyu hetuesit të kërkonin për materiale potencialisht të zbulueshme.  

Sipas asaj që ndodh, Blue Skye ankohet se ai kurrë nuk ka dëgjuar për shitjen dhe nuk u informua deri sa u krye akti dhe për këtë arsye do të kishte kundërshtuar një sjellje të supozuar mashtruese.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?