Sociale

Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj

31 Dhjetor 2024, 15:17| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 15:29

  • Share

Festimet për natën e Vitit të Ri në Tiranë nisin në orën 22:00 dhe kulmojnë në mesnatë në momentin e ndërrimit të viteve. Për Report Tv nënkryetarja e bashkisë Keti Luarasi, zbuloi disa surpriza që janë rezervuar për qytetarët e Tiranës.

Mbrëmja do të nisë në orën 22:00 me një DJ. Rreth orës 22:45, këngëtari i njohur Sardi Strugaj do të hapë natën me performancën e tij, ndërsa në orën 23:10 performon Ardit Çuni. Në orën 23:40, Elgid Doda do të ngjitet në skenë, duke sjellë emocione të veçanta dhe entuziazëm, ndërsa momenti kulminant do të jetë ora 24:00.

“Ka një mori aktivitetesh të organizuara për të pritur natën speciale të vitit të ri. Nata e sotme do të kulmojë në 22:00 me DJ që kanë ardhur për të ngrohur atmosferën dhe për të ftuar të gjithë qytetarët në shesh, në 22:40 do kemi Sardi Strugaj që do ndezë skenën fantastike për t’iu dhënë kënaqësi qytetarëve që do festojnë festën e vitit të ri bashkë me ne. Në 23:10 do të kemi Ardit Çunin, 11:40 do ndriçojmë skenën me Elgit Dodën. Kjo mbrëmje do të kulmojë me hedhjen e fishekzjarreve. Më pas skena do të vazhdojë të ruajë entuziazmin me performancën e Xhensila Myrtezaj, në 12:40 do kemi performancën e Three Dots. Do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit me DJ”, tha Luarasi.

Nënkryetarja Luarasi thotë se i pranishëm në sheshin ‘Skënderbej’ do jetë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Padiskutim, kryetari i bashkisë e ka kthyer traditë mirëpritjen e Viti të ri bashkë me qytetarët. Ai do të shtypë edhe pulsin për spektaklin e fishkëzjarreve si gjithmonë. Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur”, tha ajo.

Për të garantuar sigurinë, Policia Bashkiake, Emergjencat Civile e Zjarrfikëset do jenë në gatishmëri.

“Të gjitha forcat tona, zjarrfikëse, policia bashkie, emergjenca civile, të jenë në gatishmëri”, vijoi ajo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?