Egzona Ademi

‘Ndërroi jetë në duart e mia’, këngëtarja e famshme shpërthen në lot teksa rrëfen humbjen e prindërve

2 Janar 2022, 12:37| Përditesimi: 2 Janar 2022, 12:40

  • Share

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Egzona Ademi përveç karrierës së saj muzikore, kësaj here ka zgjedhur të sjell një rrëfim të pazakontë për jetën e saj personale dhe humbjet që kanë lënë shenja të pashërueshme tek ajo.

Edhe pas nuk pati kurrë mundësinë të njihte gjyshërit e saj e të krijonte kujtime me ta, fati ka qenë pak i padrejtë me Egzonën, pasi edhe dy prindërit i janë ndarë nga jeta. Mes këtyre çasteve të vështira, lindën një sërë sfidash dhe përballjesh të vështira për Egzonën.

“Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami”, u shpreh Egzona.  

Këngëtarja ka rrëfyer në ‘Klan Plus’ se të dy prindërit i ka humbur për shkak të sëmundjeve shëndetësore.  

“Po, edhe mami, edhe babi kanë qenë të sëmurë. Deri në njëfarë momenti kanë qenë mirë, por pastaj babi vdiq nga kanceri, ndërsa mami nga një sëmundje, atrofi e muskujve. Për mamanë jam kujdesur derisa ndërroi jetë në duart e mia dhe ky moment ka qenë ndër më të vështirët. Është gjë shumë private dhe unë nuk para shprehem sepse nuk dua që t’i ngarkoj njerëzit, mundohem të jem shumë e fortë, i kam dhënë edhe frymëmarrje dhe ato çaste kanë qenë shumë të vështira për mua. Momenti më i vështirë ka qenë kur e morën, që e hoqën nga dhoma”, tha Egzona.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?