Bota

Ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, dje mesazhi i fundit i Papa Françeskut: Ndalni armatimet dhe përçmimet ndaj emigrantëve

21 Prill, 10:47| Përditesimi: 21 Prill, 11:06

  • Share

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, një ditë pas festës së Pashkëve.

Mesazhi dhe dalja e fundit ishte pikërisht dje, ku përsëriti edhe njëherë që të ndalen armatimet dhe përçmimet ndaj emigrantëve.

"Zoti na ka krijuar për jetën dhe dëshiron që njerëzimi të ringjallet! Në sytë e Tij çdo jetë është e çmuar! Qoftë ajo e një fëmije në barkun e nënës, apo ajo e një të moshuari apo të sëmuri, që në një numër gjithnjë e më të madh vendesh shihen si njerëz të padobishëm. Sa shumë vullnet për vdekje shohim çdo ditë në konfliktet e shumta që përfshijnë pjesë të ndryshme të botës! Sa shumë dhunë shohim shpesh edhe në familje, ndaj grave apo fëmijëve! Sa përçmim ka ndonjëherë ndaj më të dobëtëve, të përjashtuarve, emigrantëve!

Bëj thirrje palëve ndërluftuese: ndaloni zjarrin, lironi pengjet dhe ndihmoni popullin, që ka uri dhe që aspiron për një të ardhme paqeje! Të lutemi - vijon ai - për komunitetet e krishtera në Liban dhe Siri, të cilat, ndërsa kjo e fundit po përjeton një moment të ndjeshëm të historisë së saj, shpresojnë në stabilitet dhe pjesëmarrje në fatin e kombeve të tyre.

Nxis gjithë Kishën që të shoqërojë me vëmendje dhe lutje të krishterët në të dashurin Lindje të Mesme. Një mendim të veçantë i kushtoj edhe popullit të Jemenit, i cili po përjeton një nga krizat më të gjata humanitare në botë për shkak të luftës, dhe i ftoj të gjithë të gjejnë zgjidhje përmes dialogut konstruktiv. Krishti i Ringjallur – shkruan Bergoglio – i dhëntë dhuratën e paqes popullit të martirizuar të Ukrainës dhe i inkurajojë të gjithë aktorët e përfshirë të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ishin disa nga fjalët e tij.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku! Dje bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë


Xh.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?