Do të përcillet sot për në banesën e fundit, përmes një ceremonie të ngushtë familjare, princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth II. Philip, Duka e Edinburgut u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare të premten e kaluar.
Ceremonia mortore do të bëhet në orën 15:00 me kohën lokale britanike në kishën e San George, në Kështjellën Windsor, dhe do të transmetohet nga media ndërkombëtare,
Pallati Buckingham ka konfirmuar se për shkak të kufizimeve të pandemisë, vetëm 30 njerëz do të marrin pjesë në varrimin e Dukës së Edinburgut, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare të premten e shkuar.
Lista e plotë e pjesëmarrës në varrimin e Dukës së Edinburgut
– Mbretëreshës Elizabeth
– Princit të Uellsit
– Dukeshës së Cornwall
– Dukës së Kembrixhit
– Dukeshës së Kembrixhit
– Dukës së Sussex
– Dukës së Jorkut
– Princesha Beatrice
– Eduardo Mapelli Moggi
– Princesha Eugenia
– Jack Brooksbank
– Earl of Wessex
– Dukesha e Wessex
– Lady Louise Windsor
– Viscount Severn
– Princesha Anne
– Nënadmirali Timothy Laurence
– Peter Phillips
– Zara Phillips
– Mike Tintal
– Kontu i Snoounton
– Zonja Sarah
– Daniel chat
– Duka i Gloucester
– Duka i Kent
– Princesha Alexandra
– Bernard, Princi i Kurorës së Baden
– Princi Donatos, Duka i Madh i Hesisë – Princi Philip i Hoenloch-Ladenburg
– Dukesha e Maund
Publikut i është kërkuar të mos udhëtojë ose të mblidhet jashtë Windsor ose në rezidencat e tjera mbretërore gjatë përcjelljes për në banesën e fundit të princit Philip, për shkak të situatës së Covid-19. Atyre u është kërkuar të bëjnë nderimet e tyre duke marrë pjesë në heshtjen një minutëshe kombëtare në orën 15;00, të nënshkruani në librin e ngushëllimeve dhe varrimin ta shikonin nga televizioni