Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut nga Korça, Kujtim Shabanit, i cili humbi jetën sot në plazhin e Radhimës, në Vlorë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ministrja thotë se mjeku Shabani ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemi, në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.
‘Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor.
Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.
Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij! U prehsh në paqe doktor Kujtimi!’- shkruan Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Ishte me familjen për pushime në Radhimë, doktori nga Korça ndërron jetë në shezlong
M.Q./ReportTv.al