Me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut Engjëll Daklit, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa PD një aktivist të shquar dhe me kontribut të madh.
"Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli. Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë. Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe" shkruan Basha
Lajmi kryesor:
I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri
E.M./ReportTv.al